Biography

Eshte diplomuar ne vitin 1952 ne „Fakultetin e Inxhinierise Elektroteknike te Prages“. Pas perfundimit te studimeve u aktivizua ne pune ne Kombinatin Energjitik (sot KESH) ku drejtoi Laboratorin e Mbrojtjes Rele, Automatikes dhe Izolacionit Elektrik te sistemit elektroenergjitik te Shqiperise.
Ne vitin 1959 u aktivizua si pedagog efektiv ne Fakultetin e Inxhinierise te Universitetit Shteteror te Tiranes ne katedren e Centraleve Elektrike ku ka zhvilluar nje aktivitet te pasur mesimor dhe shkencor. Botoi tekste mesimore midis te cilave „Tensionet e Larta“ dhe „Materialet Elektrike“, “ Materialet Elektrike dhe punet Laboratorike ne tensionet e Larta” si dhe nje sere punimesh shkencore te botuara ne Buletinin e Shkencave te Natyres, midis te cilave artikullin ELEKTRONI dhe VAKUUMI.
Ne vitin 1962 mori titullin “Docent”. Nje nga veprat me vlere te tij ne fakultet, ishte ngritja e “Laboratorit te Tensioneve te Larta”, i pari i ketij lloji ne Shqiperi, me tension deri 600 kV. Ne kete laborator, ai studjoi Harkun Elektrik te tensioneve te Larta qe shoqerojne zakonisht lidhjet e shkurtra ne linjat ajrore te tensionit te larte. Qellimi ketij studimi eksperimental ishte percaktimi kushteve kritike te veteshuarjes te harkut elektrik, dhe kushtet per nje vete eliminim te difektit  te raste sishem te nje linje tensionit te larte. Keto eksperimente  mundesuan qe edhe studentet e Fakultetit te Inxhinerise Elektrike te Tiranes te mund te krijonin nje botekptim fizik te harkut  elektrik te tensionit larte qe shoqeron lidhjet e shkurtra ne sistemet elektrike te tensioneve te larta. Ne kete laborator gjate viteve mesimore deri ne vitin 1974 jane realizuar shume diploma te studenteve, shpesh te shoqeruara me eksperimente te ndryshme, ne fushen e tensioneve te larta. Mbeshtetur ne te dhenat Hidrometeorologjike u mundesua ,nepermjet nje diplome hartimi nje harte te afruar te aktivitetit te shkarkimete atmosferike te rrufeve ne teritorin e Republikes te Shqiperise.

Ne periudhen 1974 -1979 ai punoi ne nenstecionin 220 kV te Elbasanit. Ai rikthehet ne Drejtorine e Pergjitheshme te Centraleve Elektrike, ku ju ngarkua te krijoje Institutin e pare Elektroenergjetik te Shqiperise. Gjate kesaj periudhe Docent Petraq Vasil perfaqesoi ne Konferencen e Kombeve te Bashkuara ne Londer per implementimin ne shkalle sa me te gjere te prodhimit te energjise  elektrike te rinovueshme. Ne referatin e tij vuri ne dukje qe prodhimi energjise elektrike ne Shqiperi ne pjesen me te madhe prodhohej me energji te rinovueshme nepermjet hidrocentraleve.

Gjate zhvillimit te kesaj konference ai mundi te marre edhe mendimin e specialisteve te Sistemit Elektro – Energjitik te Greqise (DHEI), qe mundesia e lidhjes Sistemit Elektroenergjetik te Shqiperise me ate te Greqise, nuk mund te behej ne shkalle te tille qe te eksportohej energjia elektrike e Hidrocentralit te Komanit me rend fuqie rreth 300 MW, nepermjet linjes 220 kV – 154 kV ne Greqi. Petraq Viasil  i u su ugjeroi pales greke qe lidhja te behet me tension 400 kV, pavaresisht se ne Shqiperi nuk disponohej nje tension aq i larte. Kjo ide u pranua nga specialistet e DHEI -it me shume kenaqesi.
Pra ne vitin 1981 gjate udheheqjes dhe ngritjes te “Institutit Energjitik” si nendrejtor i tij, ai udhehoqi grupin e specialisteve shqiptare gjate procesit te studimit ne Athine me specialistet e sistemit te Greqise. Studimi u krye ne Athine, ku rezultoi se ishte i mundeshem me disa plotesime konstruktive te pajisjeve te Nenstacionit 400 / 220 kV ne Elbasan.
Ne vitet 1995 – 1996 mori pjese ne grupin per hartimin e “Ligjit te Energjise Elektrike” dhe te hedhjes te bazave per ngritjen e ENTIT REGULATOR te SHQIPERISE per ENERGJINE ELEKTRIKE. Doc Pettaq Vasil edhe pas daljes ne pension aktivitetin e tij shkencor per energgjine elektrike nuk e ka ndalur asnjehere. Ai botoi  librin ne vitin 2003, librin e pare ne Shqiperi per shfrytezimin e energjise  eolike  “PRODHIMI I ENERGJISE ELEKTRIKE ME ANEN E ENERGJISE TE ERES” ne te cilen vihet ne dukje se potenciali kesaj energjie ne Shqiperi eshte i krahasueshem me ate te hidroenergjise.  Ai u pranua si Anetar per Shqiperine ne EWEA (European Wind Energy Assotiationj”. Gjithashtu po ne vitin 2003 ai botoi broshuren  “Centralet termike diellore per prodhimin e energjise elektrike”, ndersa ne vitin 2004 se bashku me Sotir Andrea botuan broshuren: “A ESHTE E LARGET MUNDESIA QE SISTEMET FOTOVOLTAIKE TE ZEVENDESOJNE LENDET FOSILE PER PRODHIMIN E ENERGJISE  ELEKTRIKE?” .  PETRAQ VASIL ka shkruar monografi te ndryshme si“Struktura e Vakuumit Fizik dhe e Thermijave Elementare”, “Roli i trupave Antimateriale dhe Mundesite e Levizjes me Shpejtesi Jashtezakonisht te Medha ne Atmosfere dhe ne Kozmos, UNIVERSE EXPANDING MATTER FUEL, etj.

One thought on “Biography

  1. Pershendetje. Gezuar vitin e ri 2014, qoft nje vit i mbare per ju e familjen tuaj edhe nje vit perparimi e rritje ne mireqenie te shqiperise sone te dashur.Jam diplomuar per inxhinjeri mekanike ne deget: 1)Perllogaritjet e ndryshme te instalimevet (ngrohje , ftohje, ajrim , HVACR ne anglisht) 2)Per shfrytezimin e burimevet te energjise se riperteritshme (me ane te erese dhe diellit).Si mund te lidhem me ju z. Vasili?Do te kisha shume deshire te flisnim se bashku nese kjo eshte e mundur.Ju faleminderit per mirekuptimin.Me respekt B.P.

Leave a Reply to B.P Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>